Vllaznia reagon ashpër, hedh akuza të rënda ndaj FFK-së

by admin
Spread the love

KF Vllaznia ka reaguar ashpër, dhe ka akuzuar FFK-në lidhur me vendimin për anulimin e ndeshjes me Ulpianën dhe pretendimin për kurdisje të kësaj ndeshjeje.

Sipas tyre, shtëpia e futbollit kosovar iu ka dalë në ndihmë disa klubeve, me vendimin e Komisionit të Garave që ndeshja e fituar nga Vllaznia ndaj Ulpianës (3:4) ka qenë e kurdisur

Reagimi i plotë:

Po dashka të humbim për mos tu ndëshkuar!

FFK, nuk po di si të ja u bëjë argatin atyre që kanë bërë si shtëpi selinë e FFK-së përveç skandaleve vit pas viti të tyre tani paskan marrë në dorë edhe rolin e “prokuroreve dhe të gjykatësve”!

KF Vllaznia si të mos ishte pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës, duke mësuar nga rrjetet sociale për ankesat dhe duke parë vendimet e FFK-së në portale ende pa na dorëzuar neve si klub, tregon shumë se cili është qëllimi! Përgjigja është e thjeshtë ndihmë për klubet që qëndrojnë më shumë në selinë e FFK-së se në zyrat e tyre, dhe dëmtim për klubet që nuk pajtohen me mendimet e udhëheqjes së FFK-së

KF Vllaznia hedh poshtë këto pretendime të cilat trajneri i KF Flamutarit z. Leci në emision televiziv akuzoj klubin tonë ( i akuzuar në Suedi për kurdisje të ndeshjeve ) dhe tani kryetar i komisionit të garave së bashku me komisione skandaloze.
Po një gjë do të ju bëjmë të qartë do të kërkojmë të drejtën tonë në rrugët ligjore për ata të cilët kanë lakuar emrin e klubit tonë.

Ky është një keqperdorim i pozitave zyrtare të Komisionit të garave, pasi që thirren në nenet të cilat skan të bëjnë me këtë ndëshkim, pa asnjë fakt të vetem për klubin tonë, nuk ka as inicim të hetimeve të organeve shtetërore komisioni i FFK-së apo personi i cili ka marrur këtë vendim duke marrur drejtësin në doren e tijë, duke bërë konstatime jo të vërteta për klubin tonë, nuk janë të thirurr komisioni i garave edhe ekspert për konstatime për kurdisje të lojës,

Nuk e kuptojm pse për zyrtatin e klubit tonë z. Pira të filloj procedur diciplinore, ndërsa ndajë zyrtari të FFK-së z. Gazmend Bojniku i cili ishte prezent ne lojën e zhvilluar në Lipjan. Zyrtari në fjalë shkon te bankina e nikoqirit dhe ju bënë presion të fitojn lojen, para gjithë piblikut të pranishem, ku edhe ka qenë afer të eskaloj situata mes tifozërise, për paradoks ky zyrtarë ditën e neserme e thirrë për deklarat zyrtarin tonë të ndeshjes z. Pira në selin e FFK-së.

Ju rikujtojm personave në fjalë se nuk ju kemi nënshtruar as ish-sistemit por garojm që 52 vite edhe asnjëher ska luajt kështu me emrin e klubit tonë, ju bëjmë me dije që këtë do të përgjigjem në gjuhen që këta e kuptojnë,

Kryesia e KF Vllaznia
Pozheran 11.04/2024
Shpend Musa- president i klubit

You may also like