Vllaznia likuidon Flamurtarin, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

by admin
Spread the love

Vllaznia është skuadra e dytë që kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi e fitoi edhe ndeshjen e dytë kundër Flamurtarit me rezultatin minimal 1-0.

Shkodranët e shënuan golin e qetësisë në minutën e 70-të, me anë të mesfushorit Mustedanagic. Boshnjaku me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Vlonjatët u munduan të surprizojnë dhe që në minutën e shtatë goditën shtyllën pingule me anë të Ribajt.

Sulmuesi në një rast tjetër goditi mbi tra, kurse një minuta para mbylljes së kohës së rregullt u kap pozicion jashtë loje nga VAR në golin e shënuar nga Indio Oliviera.

Vllaznia, para golit të Mustedanagic, goditi shtyllën pingule me anë të sulmuesit Mehdi Çoba. Pas shënimit të golit, kuqeblutë e ruajtën epërsinë dhe vijojnë rrugëtimin në Kupë, kompeticion që e kanë fituar sezonin e shkuar.

KUPA E SHQIPËRISË – ÇEREKFINALET

E enjte, më 10 shkurt
Laçi-Egnatia 0-0 (1-1) – Po luhet shtesa
*Vllaznia-Flamurtari 1-0 (2-1)
Shënues: Mustedanagic 70’

Ora 18:00 | Partizani-Dinamo (1-1)

E mërkurë, më 9 shkurt, ora 16:45
*Teuta-Skënderbeu 1-0 (1-0)

/ oversport.tv

You may also like