Vllaznia gati për sfidën ndaj Chelsea, klubi shkodran ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët

by admin
Spread the love

Vllaznia e femrave do të luajë të premten ndeshjen e radhës kundër Chelsea në fazën e grupeve të Champions League. Klubi shkodran njofton tifozët se hyrja në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë falas.

“Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia bën të ditur se për ndeshjen e rradhës të vlefshme për grupin A të “UEFA Women’s Champions League” kundër Chelsea që do luhet ditën e premte në orën 18.45, hyrja e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë falas. Fillimisht, do të hapet vetëm tribuna qendrore e stadiumit dhe nëse është e nevojshme pastaj do të hapen edhe tribunat e tjera. Ftojmë të gjithë tifozët shkodranë për të na mbështetur në këtë ndeshje shumë të rëndësishme të këtij kompeticioni europian. Forca Vllaznia! Eja edhe TI!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se vajzat shkodrane nuk kanë grumbulluar akoma pikë në këtë debutim historik mes skuadrave më të mira të Europës. /Oversport.tv

You may also like