Vllaznia fiton sërish Kupën e Shqipërisë, Laçi bie në kohën shtesë

by admin
Spread the love

Vllaznia është fituesja e Kupës së Shqipërisë për të dytin edicion rradhazi pasi mposhti këtë herë në finalen e madhe ekipin e Laçit me rezultatin 2-1. Shkodranët arritën të triumfonin vetëm pas kohës shtesë, ndërsa 90 minutat e rregullta të takimit u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1.

Ndeshja nisi mirë për Laçin që gjeti menjëherë rrugën e rrjetës me anë të golashënuesit, Guindo i cili çoi topin në rrjetë duke prishur edhe ekuilibrat e takimit. Megjithatë, Vllaznia nuk e humbi toruan dhe u vu menjëherë në kërkim të golit të barazimit.

Në minutën e 18 Ardit Hoxhaj ktheu edhe njëherë ekuilibrat e takimit duke e çuar rezultatin në 1-1. Në vazhdim të dyja ekipet kërkuan të bënin të vetin trofeun. Megjithatë, asnjë nuk u tregua i sakt përballë portës, ndërsa nuk munguan edhe pritet e portierëve të dy ekipeve.

U desh nevoja e kohës shtesë që të vendosej ekipi fitues. Në minutën e 95 Mevlan Adili kaloi për herë të parë në avantazh Vllazninë për këtë ndeshje. Ekipi i Laçit nga ana tjetër nuk pati forcën e duhur për të reaguar dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 me shkodranët që ngrënë në qiell trofeun e Kupës së Shqipërisë për të dytin vit radhazi. /oversport.tv

You may also like