Vllaznia e nis merkaton tek akademia, firmos me fantazistin e Shqipërisë U19

by admin
Spread the love

Vllaznia ka nënshkruar me mesfushorin e talentuar, Paulo Pjeshka. I riu, pjesë edhe e Shqipërisë U19, po ndjek hapat e vëllait të tij, Denisit, duke e nënshkruar kontratën e parë si profesionist me kuqeblutë.

“Përpos angazhimit maksimal për ta mbyllur ashtu si duhet sezonin aktual, te Vllaznia kanë filluar të mendojnë edhe për të ardhmen dhe për këtë arsye, ka filluar procesi i firmosjes së kontratave me futbollistët e ekipit të të rinjve të klubit tonë.

I pari që ka hedhur firmë ditën e sotme ka qenë mesfushori me tipare sulmuese Paulo Pjeshka. Në prani edhe të presidentit Alban Xhaferi, 19-vjeçari ka firmosur të parën kontratë profesioniste teksa do të jetë pjesë e Vllaznisë për 3 vitet e ardhshme, me të drejtë shtyrje edhe për 2 të tjera.

Procesi do të vijojë edhe me firma të tjera, sepse klubi i ka sytë nga elementët cilësorë të Akademia e tij. Suksese Paulo Pjeshka”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë, në rrjetet sociale. / oversport.tv

You may also like