Vlahovic sërish vendimtar, fitore e vuajtur e Juventusit përballë Sassuolos

by admin
Spread the love

Një aksion personal i Vlahovic në minutat e fundit të takimit, ka çuar topin në rrjetë pas devijimit të pafat të Ruan dhe i ka dhuruar kualifikimin për në gjysmëfinale Juventusit, në një sfidë shumë të vuajtur përballë Sassuolos.

Juventusi nis shumë mirë ndeshjen dhe gjen rrugën e rrjetës pas vetëm 3 minutave lojë. Dybala shfrytëzon një gjuajtje të McKennie dhe kalon bardhezinjtë në avantazh.

Sassuolo mundohet të reagojë dhe rrezikon fillimisht me Berardin, por më pas barazon rezultatin me Traoré, që realizon një gol shumë të bukur. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Juventusi mundohet të shënojë golin e avantazhit, por rastet e pastra mungojnë. Matthijs de Ligt godet shtyllën, ndërsa Bonucci nuk gjuan saktë. Miqtë qëndrojnë mbrapa, por shfaqen rrezikshëm sa herë që zbresin në kundërsulm.

Juventusi dominon, por portieri Pegolo është në superformë dhe nuk lejon që porta e tij të preket.

Vlahovic bëhet sërish vendimtar, sepse me një aksion individual nga e majta, futet në zonë, godet dhe topi i devijuar nga Ruan përfundon në rrjetë.

Nuk ka më kohë që Sassuolo të reagojë dhe Juventusi arrin që të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, aty ku e pret Fiorentina. Vlahovic  do të ndeshet me ish-shokët e skuadrës në gjysmëfinale. / Oversport.tv

Kupa e Italisë – Çerekfinale

Juventus-Sassuolo 2-1

Dybala 3’, Ruan 88’ (aut)/ Traorè 24’

You may also like