VJENË – IAEA: Rreziku i një aksidenti bërthamor në Zaporizhya po rritet

by admin
Spread the love



VJENË, 11 prill /ATSH-DPA/ – Situata tashmë e rrezikshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhya të okupuar nga Rusia po përkeqësohet, deklaroi mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara.

”Sulmet me dronë në termocentral po rrisin ndjeshëm rrezikun e një aksidenti bërthamor”, deklaroi Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) me qendër në Vjenë.

Në një takim të posaçëm të Bordit të Guvernatorëve të IAEA-s, ai u kërkoi vendimmarrësve ushtarakë dhe komunitetit ndërkombëtar të përqëndrohen në reduktimin e armiqësive rreth objektit më të madh bërthamor të Evropës.

Përfaqësuesit e Moskës dhe Kievit, të pranishëm në takim, fajësuan edhe një herë njëri-tjetrin për sulmet.

Grossi, megjithatë, shmangu caktimin e fajit./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – SHBA bashkohet me Korenë e Jugut dhe Japoninë për manovrat detare


You may also like