VJENË – Austria mbështet propozimin e BE-së për të mbyllur hapësirat ajrore për avionët rusë

by admin
Spread the love

VJENË, 27 shkurt /ATSH-DPA /-Austria ka mbështetur propozimin e BE-së për të mbyllur hapësirat ajrore të bllokut prej 27 anëtarësh për avionët rusë.

“Ne kemi marrë tashmë të gjitha masat e nevojshme. Austria do të mbyllë menjëherë hapësirën e saj ajrore për të gjithë avionët rusë pas vendimit”, shkroi ministrja e Transportit Leonore Gewessler në Twitter.

“Masa të tilla do të ishin më efektive nëse Bashkimi Evropian do të vepronte në mënyrë të bashkuar”, shtoi ajo, duke bërë thirrje për ndërmarrjen e një veprimi sa më të shpejtë.

Të dielën, Gjermania, Islanda, Danimarka dhe Irlanda ishin vendet e fundit që mbyllën hapësirën e tyre ajrore për të gjithë avionët rusë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Suedia po përgatitet për të ndjekur të njejtin shembull, raportoi SR, duke cituar ministrin e BE-së në vend Hans Dahlgren, i cili gjithashtu thuhet se mbështet propozimin e BE-së.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like