KANË – Meryl Streep do të nderohet me çmimin “Palma e Artë”

by admin
Spread the love

TIRANË, 2 maj /ATSH/- Meryl Streep do të nderohet me çmimin “Palma e Artë” në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë më 14 maj, njoftuan sot organizatorët, sipas AFP.

Streep, 74 vjeç, është një nga aktoret më të famshme në historinë e Hollivudit, me 21 nominime rekord për çmim “Oscar”.

Nga këto nominime Streep ka fituar tre prej tyre, duke e bërë atë një nga aktoret më të vlerësuara amerikane të të gjitha kohërave.

Ajo u nderua me çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë në rol dytësor në “Kramer vs. Kramer” në 1980, si dhe dy çmime si aktorja më e mirë në filmat “Sophie’s Choice” në 1983 dhe “The Iron Lady” në 2012, gati 30 vjet më vonë.

Çuditërisht, ajo ka qenë në Kanë vetëm një herë – megjithëse fitoi çmimin për aktoren më të mirë në filmin “A Cry in the Dark” të vitit 1989.

“Ndihem pa masë e nderuar që mora lajmin për këtë çmim prestigjioz. Të fitosh një çmim në Kanë, për komunitetin ndërkombëtar të artistëve ka përfaqësuar gjithmonë arritjen më të lartë në artin e filmbërjes”, tha ajo në një deklaratë.

“Të qëndrosh nën hijen e atyre që janë nderuar më parë është po aq përulëse dhe emocionuese”, shtoi Streep. //a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like