Vjen edhe zyrtarizimi, Fikayo Tomori rinovon kontratën me Milanin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka ardhur edhe zyrtarizimi. Milani ka rinovuar kontratën me mbrojtësin Fikayo Tomori. Ka qenë vetë klubi kuqezi që ka bërë public lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhej se Tomori ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin kuqezi deri më 30 qershor të vitit 2027. Një rinovim shumë i rëndësishëm në shtëpinë kuqezi, ndërsa po punohej prej kohësh.

Tomori është afruar te Milani në vitin 2021 dhe është bërë menjëherë një lojtar kyç për kuqezinjtë. Tashmë drejtuesit e Milanit po punojnë gjithashtu edhe për rinovimin e disa lojtarëve të tjerë në ekip. /oversport.tv

You may also like