Vjen edhe zyrtarizimi: Dejan Stankovic është trajneri i ri i Sampdorias

by admin
Spread the love

Dejan Stankovic është trajneri i ri i Sampdorias. Klubi italian ka zyrtarizuar teknikun e ri, që do të zërë vendin e lënë bosh nga Marco Giampaolo, që u shkarkua të dielën e kaluar pas humbjes 3-0 në shtëpi përballë Monzas.

“Sampdoria njofton se Dejan Stankovic do të jetë trajneri i ekipit të parë deri në 30 qershor të vitit 2023 me një opsion rinovimi deri në 30 qershor të vitit 2024. Presidenti Marco Lanna, Këshilli Administrativ dhe gjithë klubi i uron punë të mbarë dhe fat teknikut dhe stafit të tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ish-lojtari i Interit dhe Lazios rikthehet të drejtojë një skuadër pas aventurës me Crvena Zvezdën dhe do të nisë stërvitjen me Sampdorian sot pasdite. / Oversport.tv

Foto: U.C. Sampdoria Facebook

You may also like