Vjen dënimi për atë që zhgënjeu botën – Shqip

by admin
Spread the love

Një gjykatë në Mianmar ka dënuar lideren e rrëzuar Aung San Suu Kyi me katër vjet burgim, njoftoi BCC në gjuhën birmaneze dhe agjencia e lajmeve AFP.

Një zëdhënës i qeverisë i tha AFP se Suu Kyi u dënua me dy vjet burg për nxitje dhe dy vjet burg për shkelje të masave kundër COVID.

Zaw Min Tun tha se ish-presidenti Win Myint u dënua gjithashtu me katër vjet burg për të njëjtat akuza.

Reuters dhe AP citojnë burime të njohura me gjyqet, të cilët gjithashtu thanë se ish-zyrtarët u dënuan me katër vjet burg.

Ky është i pari nga dhjetëra rastet që ushtria e Mianmarit ka nisur kundër Suu Kyit që nga marrja e pushtetit në një grusht shteti ushtarak më 1 shkurt.

Raste të tjera kundër saj përfshijnë akuza të shumta për korrupsion, shkelje të ligjeve të sekreteve shtetërore dhe ligjeve të telekomit, të cilat të gjitha mbartin një dënim maksimal me burg prej më shumë se 100 vjetësh.

Suu Kyi mohon të gjitha akuzat.

Pak vite më parë, kjo grua do vihej në shënjestër të mediave botërore për atë çfarë po u ndodhte muslimanëve të Mianmarit. Një ish-e burgosur disidente, me shumë çmime ndërkombëtare, më pas udhëheqëse e vendit të saj, ajo ptovokoi një antipati e zhgënjim global në lidhje me genocidin ndaj popullsisë muslimane rohinja, ku me qindra u spastruan nga vendi i saj.

Më pas, ajo u rrëzua nga ushtria, së cilës ia përligjte veprimet ndaj rohinjave. /tesheshi.com/    

You may also like