‘Vjehrra ishte shumë e mirë. Unë e putha dhe e përqafova’, Kiara për nënën e Luizit: Më kritikoi për…

by admin
Spread the love

Kiara Tito ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Më lër të flas’ me vëllezërit Veshaj, ku ka treguar detaje për ceremoninë e sotme, ku ajo dhe Luizi do të kurorëzojnë dashurinë disa mujore, ndërsa nuk ka ngurruar t’i përgjigjet pyetjeve ngacmuese të Romeos dhe Luizit për marrëdhënien me vjehrrën.

Moderatorja zbuloi se e ka takuar disa ditë më parë, ndërsa e konsideron mamanë e Luizit si një zonjë me karakter, të bukur dhe shumë të mirë. Ndër të tjera, Kiara tregon edhe kritikën që i ka bërë ajo.

“Vjehrra ishte shumë e mirë, zonjë grua, e bukur, simpatike. Super karakter, i ngjante shumë Luizit. E putha, dhe ajo më përqafoi. Kaluam shumë mirë.

Më tha dhe një gjë: Pse ma ke lënë djalin pa ngrënë. Si nuk ke gatuar asnjëherë. I  thashë jo provat, jo presioni”- tha Kiara

You may also like