Vizitë e drejtuesve të Merhametit dhe Vizionit M në TİKA – Shkup

by admin
Spread the love

Sot, më 13.11.2023, kryetari i OKH “Merhamet”, Ridvan Xhaferi, i shoqëruar nga Eljesa Ismaili dhe përfaqësuesi i ShK Vizioni M Taxhudin Shabani, e vizituan koordinatorin e sapoemëruar të TIKA- s në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Mehmet Bayrak.

Me këtë rast përfaqësuesit e këtyre dy shoqatave, i dëshiruan mirëseardhje z. Mehmet Bayrak, duke i dëshiruar punë të suksesshme dhe vazhdim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Po ashtu mysafirët e njoftuan z. Mehmet Bayrak për projektet që realizojnë shoqatat të karakterit kulturor, edukativo-arsimor dhe humanitar.

Duke u falënderuar për vizitën, z. Mehmet Bayrak shprehu gatishmërinë e tij për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, që do të jenë në shërbim të gjithë shoqërisë në R. e Maqedonisë së Veriut.

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë vizita të ndërsjella, gjithë kjo me qëllim të rritjes së efikasitetit të veprimtarive me interes të përbashkët.

The post Vizitë e drejtuesve të Merhametit dhe Vizionit M në TİKA – Shkup appeared first on TV-SHENJA.

You may also like