Vivien dhe Getinjo do të bëhen prindër për herë të parë?

by admin
Spread the love

Të gjithë ndjekësit ishin në dyshime nëse Vivien dhe Getinjo i kishin dhënë fund apo jo marrëdhënies së tyre, që nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Shkak për këtë lajm u bënë disa statuse të reperit në Instagramin e tij ku njoftoi se po vuante një fazë depresioni.

Mirëpo duket se asgjë nuk është e vërtetë dhe çifti janë bashkë. Këtë e kanë treguar nëpërmjet një postimi të fundit në rrjetet e tyres sociale, ku Vivien Thano ka publikuar një foto në “videocall” më Getinjon. ‘Tuni im ka nevojë për pak qetësi. Ju lutem na respektoni’, shkruante ajo.

Sakaq, kujtojmë se burime për revistën “Who” bëjnë me dije se Getinjo dhe Vivien jo vetëm që s’janë ndarë, por do të bëhen prindër për herë të parë. Momentalisht, çifti ka preferuar të qëndrojë larg publikut e ta shijojnë në privatësi pritjen e ëmbël. Kujtojmë se nga çifti nuk ka ende një deklaratë zyrtare.

“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Ju dua. Qëndroni pozitivë. Dhe sa i përket lidhjes me Vivin. S’ka të bëj me këtë punë asgjë. Thjesht kam nevojë të rri vetëm dhe të bëj një pushim nga të gjitha gjërat. Dashuri”, ishte deklarata e Getinjos diten e djeshme.

You may also like