Viti 2023 mund të nis me turbulenca në skenën politike në vend?! – Shqip

by admin
Spread the love

Portali “Plusinfo”, përmes dy teksteve të publikuara dje dhe sot, shkruan se në LSDM në vazhdë e sipër është tentativa për grushtet, respektivisht se ish-Kryeministri Zoran Zaev përpiqet t`i minojë pozicionet e të zgjedhurit të tij, Dimitar Kovaçevskit, për çka ka kërkuar aleatë nga të gjitha anët, madje edhe në kreun e VMRO-DPMNE-së.

Sic përcjell KlanM portalin “Plusinfo”, më 21 Dhjetor, në selinë partiake të LSDM-së, është mbajtur një takim, ku Zaevi kishte mbërritur i shoqëruar me ish-Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, kurse përvec Kovaçevskit në takim kanë marrë pjesë Zeçeviqi, Sheqerinska dhe anëtarë tjerë nga udhëheqësia e lartë partiake.

Duke komentuar rejtingjet e këqija partiake, Zaevi, sipas “Plusinfo” ka ekspozuar një plan, ku ndër më të rëndësishmet kanë qenë tri pika.

-Mbajtja e zgjedhjeve urgjente të parakohshme parlamentare, pas të cilave LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja bashkarisht do ta ndajnë pushtetin në tetë vitet e ardhshme. Kryeministër të jetë fituesi i zgjedhjeve.

-Eliminimi i BDI-së së Ali Ahmetit nga Qeveria. Zaevi ka thënë se Shqiptarëve duhet t`u mundësohet pjesëmarrje prej 25% në Qeveri, por të mos jenë nga BDI-ja e Ali Ahmetit.

-Eliminimi i Presidentit, Stevo Pendarovski. Nëse LSDM-ja fiton mandatin e Kryeministrit, shefi i ardhshëm i shtetit të jetë nga VMRO-DPMNE-ja.

Portali “Plusinfo” sic percjell KlanM, shkruan se plani i këtillë është hedhur poshtë, kurse Zaevi ka vazhduar përgatitjet për betejën kundër trashëgimtarit të tij në kreun socialdemokrat, me qëllim të rrëzimit të Kovaçevskit deri në kongresin e ardhshëm të partisë.

Roli I amerikanëve me dramën në LSDM, sic përcjell KlanM shkrimin e “Plusinfo”, ndërlidhet me luftën e paralajmëruar antikorrupsion që është e pashmangshme, pa hapur front me një pjesë të garniturës aktuale në pushtet, por edhe të mos preken interesat e Zoran Zaevit. Kjo, sipas portalit, ka qenë motivi kryesor që Zaevi të kthehet në skenën politike.

Në takimin e 21 Dhjetorit në selinë e LSDM-së, Kovaçevski shumë qartë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë e ka njoftuar Zaevin se e ka të njohur agjendën amerikane dhe se SHBA-të në këtë udhëheqësi të LSDM-së dhe në Qeveri do të kenë partner në zbatimin e prioriteteve – përcjell KlanM shkrimin e “Plusinfo”.

Ky portal, këtë temë e përfundon me pyejtjen nëse ka mundësi që Zaevi të ketë marrëveshje me Mickoskin, i cili dje nuk ka komentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë këto informacione për trazira brenda kampit socialdemokrat, por ka theksuar se është i inkurajuar që deputetë nga koalicioni qeverisës kanë dërguar sinjale të qarta se do të mbështesin zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Plusinfo”, sic përcjell KlanM, në fund shtron pyetjen, nëse bëhet fjalë për shtatë deputetët, që siç kanë thënë njerëz të afërt me Zaevin, janë të gatshëm të dalin nga shumica parlamentare dhe ta rrëzojnë Qeverinë e Kovaçevskit?

You may also like