Vitaminat më të mira kundër plakjes së lëkurës

by admin
Spread the love

Mirëmbajtja e shëndetit të lëkurës nuk kërkon vetëm
aplikimin e kremërave dhe solucioneve të shtrenjta.

Sekreti i vërtetë i shëndetit të lëkurës shkon përtej
sipërfaqes së saj.

Bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat mund të
merren jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementëve.

Roli i vitaminave për shëndetin e lëkurës

Vitaminat luajnë një rol thelbësor jo vetëm për shëndetin
por edhe për paraqitjen e lëkurës.

Vitaminat janë një grupim përbërësish organikë të nevojshëm
për rritjen dhe zhvillimin e organizmit.

Disa prej tyre janë të përfshira direkt në rigjenerimin
qelizor, prodhimin e kolagjenit, mbrojtjen nga njollat e diellit e të tjerë.

Suplementët më të mirë për lëkurën

Kolagjeni

Me kalimin e moshës, niveli i prodhimit të kolagjenit në
organizëm nis të bjerë duke shkaktuar rrudha dhe varje të lëkurës.

Kolagjeni është një nga suplementët më të mira kundër
plakjes së lëkurës.

Ai ndihmon elasticitetin e lëkurës dhe hidratimin e saj.

Ushqimet e pasura me kolagjen janë frutat dhe perimet e
kuqe, arrat, farat e linit, limonët dhe portokallet ashtu si edhe lakra e
bardhë dhe avokado.

Vitamina D

Vitamina D është e nevojshme kundër psoriazës.

Ajo i jep lëkurës shkëlqimin e munguar, forcon imunitetin,
kockat e të tjerë.

Ushqimet e pasura me vitaminë D janë qumështi, veza, gjiza
pa kripë, salmoni, peshku ton, si dhe kërpudhat.

Vaji i peshkut

Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve
yndyrore omega-3 të cilat janë të shëndetshme jo vetëm për zemrën por edhe
kundër inflamacionit që shkakton dëme të forta në lëkurë.

Ky vaj shërben më së miri për pastrimin e lëkurës nga aknet
dhe puçrat.

Lëngu i k

ockave

Ky lëng që përftohet nga zierja disa ditore e kockave dhe
palcës së shtazëve është i pasur me minerale dhe kolagjen.

Kjo proteinë përmirëson elasticitetin e lëkurës por edhe
zbut rrudhat.

Kolagjeni pakëson aknet dhe psoriazën.

Biotina

Biotina është pjesë e kompleksit të vitaminave B që treten
në ujë.

Ajo është një ndër vitaminat më të mira për flokët, lëkurën
dhe thonjtë.

Nëse nuk e merrni nga ushqimet, sigurohuni që ta merrni
nëpërmjet multivitaminave apo suplementëve.

Ushqimet e pasura me biotinë janë arrorët, mishi i kuq,
peshku, farat e lulediellit, kafja, kastravecat, sallata e gjelbër, spinaqi
etj.

Vitamina A

Kjo vitaminë është në linjën e parë të mbrojtjes kundër
plakjes.

Ekspertët rekomandojnë aplikimin e kremërave me vitaminë A
në vend të konsumit të sasive të mëdha të kësaj vitamine.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë toksicitet dhe të rrisë
rrezikun e defekteve në lindje dhe dobësimit të kockave.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karrotat,
spinaqi, drithërat e pasuruara.

Multivitaminat

Shumica e multivitaminave përmbajnë një përzierje të
larmishme vitaminash dhe mineralesh.

Multivitaminat merren në rastet kur ushqyerja është e
pamjaftueshme për të përballuar nevojat për vitamina dhe minerale.

Secili prej përbërësve të multivitaminave janë të nevojshme
për lëkurën, elasticitetin e saj dhe hidratimit.

Vitamina C

Vitamina C luan rolin e antioksidantit që lufton radikalet
e lira dhe zhbën dëmin e shkaktuar nga stresi oksidues.

Ajo stimulon sintetizimin e kolagjenit kundër rrudhave dhe
për një lëkurë të lëmuar.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë,
kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.

Vitamina E

Vitamina E lufton radikalet e lira dhe mbron shëndetin e
lëkurës nga dëmet e shkaktuara prej diellit.

Vitamina E në formë vajore është shumë e mirë edhe për
shëndetin e flokëve dhe ndihmon në rritjen e tyre.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut, vajrat vegjetalë.

You may also like