VILNIUS – Sistemi “Patriot” në mbrojtje të samitit te NATO-s

by admin
Spread the love

BERLIN, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Sistemi raketor antiajror i ushtrisë gjermane, “Patriot”, i vendosur në kryeqytetin lituanez, Vilnius, për të mbrojtur samitin e NATO-s, është në gatishmëri të plotë operacionale, katër ditë përpara fillimit të takimit, i raportuan sot NATO-s tri skuadrilje luftarake gjermane.

Me sistemet e armëve dhe rreth 250 ushtarë, Forcat Ajrore Gjermane kanë marrë përsipër mbrojtjen kundër raketave balistike, por edhe kundër avionëve dhe raketave që fluturojnë drejt objektivave në një lartësi më të ulët.

Sistemi “Patriot” është vendosur në aeroportin e Vilniusit, i cili është rreth 160 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit dhe 30 kilometra nga Bjellorusia.

Samiti dyditor i NATO-s fillon të martën./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like