Villareali në superformë, mposht me 5 gola Alavesin

by admin
Spread the love

Villareali i Unai Emery është në superformë. Nëndetsja e verdhë regjistroi fitoren e 5-të radhazi në të gjitha kompeticionet dhe të 3-ën në La Liga pasi mposhti me rezultatin e thellë 5-2 Deportivo Alaves në sfidën e prapambetur të javës së 4-të të kampionatit spanjoll.

Sfida e Estadio de la Ceramica nisi në mënyrën më të mirë për Villarealin që zhbllokoi shifrat në minutën e 18-të me anë të të përhershmit Gerard Moreno.

Gjithçka u bë më e thjeshtë për Villarealin në minutën e 27-të kur senegalezi Boulaye Dia shënoi edhe të dytin për vendasin pas topit që mori nga Trigueros. Gjithsesi nuk ishte e thënë që Villareali të flinte i qetë në këtë duel dhe gjërat u bënë më interesante në fundin e pjesës së parë kur Pons ngushtoi shifrat.

Atëherë kur asksush se priste Alaves barazoi rezultatin në minutën e 65-të pas një gafe të rëndë të Pau Torres që pasoi gabimisht te Joselu ndërkohë me shumë faj ishte edhe portieri Rulli që çuditërisht kishte braktisur portën. Gjithsesi festa e skuadrës baske zgjati vetëm 11 minuta pasi Dia i asistuar nga Parejo shënoi golin e dytë personal dhe të 3-in për Villarealin.

3 minuta më vonë Pino i çoi shifrat në 4-2 duke vulosur suksesin e nëndetses së verdhë ndërkohë që Gerard Moreno sigloi triumfin përfundimtar të Villarealit me rezultatin 5-2 në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Unai Emery që me këtë sukses u ngjit në vendin e 9-të në kuotën e 25 pikëve, ndërkohë që Alaves mbetet në vendin e 18-të me 15 pikë.


Top Channel

You may also like