Viktimat e tërmetit në Antakia, skeptikë për zotimet e Erdogan teksa qyteti i lashtë rrafshohet (fotot)

by admin
Spread the love

Skavatorët po rrafshojnë thuajse të gjitha ndërtesat e mbetura, dy muaj pas tërmetit shkatërrimtar në Antakia, qyteti turk i fabulave që njihej dikur si Antiok.

Kalimtarët shikojnë sesi ajo çka ka mbetur nga shtëpitë e tyre kthehet në mbetje inerte pasi inxhinierët thonë se janë “në rrezik shembjeje”.

“Është shumë e dhimbshme” thotë një rezident, teksa të tjerë shprehin skepticizëm për premtimet e Erdogan’ për rindërtim të zonës së katastrofës deri vitin që vjen.

Ish punonjësi i ndërtimit Ali Cimen, shikon pirgun e rrënojave të ish-lagjes së tij dhe refuzon idenë se zona e katastrofës së tërmetit mund të rindërtohet brenda një viti.

Ndërkohë 5-6 ekskavatorë po rrafshojnë atë që ka mbetur nga pallati i dikurshëm i banimit të 60-vjeçarit, në qytetin e lashtë kufitar të Antakias.

Dhjetra krahë të tjerë gjigantë hekuri gërmojnë me zhurmë mes shkatërrimit që po zhduk një civilizim të lashtë.

Antakya, e njohur më parë si Antiok deri para se të bëhej pjesë e Turqisë, njihej si një nga qytetet me shpirtin më të lirë të rajonit.

Tani ajo po rrafshohet e gjitha pas tërmetit tragjik me magnitudë 7.8 të dy muajve më parë.

Qyteti ishte epiqendra e fatkeqësisë që mori më shumë se 50,000 jetë njerëzish dhe po vë në provë udhëheqjen e Rexhep Tajip Erdogan para zgjedhjeve të 14 majit, shkruan rrjeti AFP.

Dje Erdogan tha se gjysma e rrënojave ishin larguar tashmë nga provinca Hatay, ku bën pjesë dhe Antakya.

Pensionisti Gokhan Karaoglan tha se nuk besonte në premtimet e Erdogan.

“U bënë dy muaj dhe ata ende nuk kanë larguar rrënojat, këtu do të duhet, tre, katër, ndoshta pesë vjet, ndërsa ne jetojmë në mjerim”, tha 54 vjeçari.