Videoja me dy këlyshët bëri xhiron e rrjetit, vritet arusha Amarena – Shqip

by admin
Spread the love

Një arushë është vrarë në rrethinat e një qyteti në Italinë qendrore nga një burrë që deklaroi se hapi zjarr prej frikës.

Më herët gjatë kësaj jave, arusha, e quajtur Amarena u filmua ndërsa shëtiste në San Sebastiano dei Marsi së bashku me dy këlyshët e saj. Kryebashkiaku Marco Marsilio u shpreh se asnjë ari në rajonin e Abruzzo nuk kishte rrezikuar ndonjëherë banorët.

Lajmi se Amarena ishte qëlluar shokoi Abruzzo-n. Arusha ishte bërë e njohur në zonë dhe emri i ishte vendosur për shkak të një lloji qershie të zezë që ajo e pëlqente shumë.

Marsilio u shpreh në rrjetet sociale se vrasja ishte e pakuptimtë dhe një “akt i rëndë ndaj rajonit të Abruzzo që shkakton dhimbje dhe zemërim”.

Parku Kombëtar postoi një foto të arushës së vrarë ku specifikonte se ngjarja kishte ndodhur në periferi. Rojtarët kishin ndërhyrë por ishte shumë vonë për të shpëtuar arushën.

Në postim thuhet se pavarësisht se Amarena kishte shkaktuar dëme në të mbjella dhe bagëti, nuk kishte asnjë arsye për ta vrarë sepse “nuk kishte krijuar asnjë problem për njerëzit”.

Personi që vrau kafshën është identifikuar dhe marrë në pyetje nga policia. “Qëllova nga frika, por s’doja ta vrisja. E gjeta brenda pronës time dhe ishte një veprim impulsiv, instinktiv”, tha ai.

Amarena ishte një nga 60 arinjtë Marsicanqë rrezikohen nga zhdukja të cilët jetojnë në Parkun Kombëtar të Abruzzo dhe janë gjallesa endemike të Italisë qendrore./tvklan.al

You may also like