(VIDEO) Zjarrfikësit po luftojnë ende me zjarret

by admin
Spread the love




Ka vazhduar edhe sot beteja mes zjarreve dhe zjarrfikësve në Kumanovë. Qendra  Rajonale për Menaxhim me Kriza infromon se ekipet e zjarëfikësve ka bërë katër intervenime në Kumanov dhe në komunën e Likovës.

Bari i thatë dhe kashtë janë djegur në fshatin Vaksincë të Likovës, zjarrfikësve u është daushur që të  ndërhyjnë rreth dy orë nga ora 19:30 deri në 21:20, ata mandej   kanë arritur që të shuajnë  edhe një  zjarr në rajonin e Likovës, përgjatë fshatit Hotël deri në fshatin Mateç.

QENDRA PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

 “Gjatë ditës, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë dhe në lagjen “Pero Çiço” pranë repetitorëve të barit të thatë në orët e paradites. Në të gjitha zjarret ka vepruar nga një ekip me një automjet zjarrfikës”.

Nga Qendra   për Menaxhim me Kriza, theksojnë se zjarrfikësit e qytetit të Shkupit, kanë interventuar në fshatin Bojanë të komunës së Sarajit, ku një barë I thatë ishte përfshi nga flakët  dhe po ashtu kanë interventuar në autostradën Shkup-Tetov, sepse gjithashtu një sipërfaqe afro 1500 metra katror ishte përfshi nga flakët.

Qendra e Menaxhimit e Krizave, përsëri bën apel për të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë në hapësira malore, që të bëjnë shumë kujdes sepse mund të kushtojë shumë.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like