(VIDEO) Zgjedhjet e parakohshme apo ndryshimet kushtetuese, partnerët e LSDM-së renditen nga VMRO-ja

by admin
Spread the love

Deputeti I shumicës paralamentare Pavle Trajnov, ka deklaruar se më parë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, se sa shumicës për të votuar ndryshimet kushtetuese.

Trajanov ka theksuar se një pjesë e deputetëve mendojnë se po hapet një debat i panevojshëm mediatik mes partive më të mëdha, në kushtet kur janë larg konsensusit dhe mbështetjes publike për këtë çështje.

PAVLE TRAJANOV, DEPUTET I LIDHJES DEMOKRATIKE

“Është krejt e sigurt që kjo përbërje parlamentare nuk do të mund të bëjë ndryshime kushtetuese. Duhet të mendohet hapja e një debati për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ose, si opsion i dytë, të bëhet një qeveri e gjerë që do të zgjidhë situatën e vështirë në vend lidhur me krizën energjetike, ekonomike dhe stabilitetin e vendit lidhur me luftën në Ukrainë”.

Trajanov thekson se nga partia e tij Lidhja Demokratike, kërkojnë reciprocitet, që sipas tyre, nëse bullgarët janë të përfshirë në Kushtetutë, atëherë duhet të njihen të drejtat e maqedonasve në Bullgari, pra  ky është kushti i tyre.

Ndërkaq, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski i propozon pushtetit që të nisë procedurën për ndryshime dhe në rast se nuk ka vota, Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

ALEKSANDËR NIKOLLOVSKI-NËNKRYETAR I VMRO-DPME

“LSD-ja anti-maqedonase frikësohet nga zgjedhjet sepse e di se Kovaçevski asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër. Disfata e LSD-së në Tetovë do të jetë disfatë e tyre në të gjithë Maqedoninë. Me kundërshtimin e idesë për zgjedhje dhe duke iu shmangur ballafaqimit me popullin, LSD-ja dëshmon se sa mizore dhe vetjake është si parti. Për një ditë më shumë në funksion janë të gatshëm ta bankrotojnë shtetin”.

 

Ndryshe, Kryeministri Dimitar Kovaçevski, gjatë ditës së djeshme  deklaroi se ndryshimet kushtetuese duhet t’i mbështesin të gjithë 120 deputetët dhe nëse përfshihen të gjithë popujt në kushtetutë, sipas Kovaçevskit, vetëm se do të pasurohet kohezioni multietnik në këtë shtet. I pari i Qeverisë theksoi se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë në proces të diskutimit parlamentar dhe janë diçka që duhet ta bëjë vendi.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like