(VIDEO) Zëdhënësi i LSDM-së: Diskutojmë për datat në nivel të grupeve punuese

by admin
Spread the love

Zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt, që i bie vitin e ardhshëm. Kështu deklaroi, zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski. Ai thotë se janë  të gatshëm të diskutojnë për datat në nivel të grupeve punuese.

DARKO KAEVSKI, DEPUTET DHE ZËDHËNËS I LSDM-SË

“Qëndrimi ynë është parimor dhe i pandryshuar. Zgjedhjet do të jenë vitin e ardhshëm në afatin e rregullt fillimisht presidenciale dhe më pas parlamentare. Jemi të gatshëm të diskutojmë datën e saktë të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, fillimisht për ato presidenciale dhe më pas për ato parlamentare, në nivel të grupeve  puneuse. Pres që së shpejti të formohen dhe të fillojnë punën”.

Kaevski gjithashtu thekson se së bashku me qytetarët do të sigurojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, të gjithë qytetarët duhet të jenë qytetarë evropianë, me rroga më të larta, me standard më të lartë jetese, me cilësi evropiane të jetës.

Ai madje bëri thirrje siç tha zëdhënësi i LSDM-së, le të ulemi në tryezën e madhe, krah për krah me kombet e mëdha evropiane dhe të vendosim për veten tonë dhe jo dikush tjetër.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like