(VIDEO) Zaev për vendimin për Mijallkovin: Ka mbetur ta bëni drejtor të Agjencisë së Sigurisë

by admin
Spread the love




Ish-kryeministri Zoran Zaev ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin është rrëzuar aktgjykimi për rastin “Target”, me të cilin ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit DSK, Sasho Mijalkov, ishte dënuar me 12 vjet burgim. Politikani që udhëhoqi fushatën e publikimit të përgjimeve “E vërteta për Maqedoninë” vlerëson se ky vendim i Apelit ka zhgënjyer mijëra qytetarë kanë luftuar me vite për të rrëzuar “tiranët lakmitarë të ish-regjimit”.

ZORAN ZAEV, ISH-KRYEMINISTËR

“Çfarë mund të ndodhë më pas, që Mijalkov të bëhet drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Gruevski të kthehet i pafajshëm mbi kalë të bardhë? Edhe nëse nesër bëhemi anëtarë të BE-së, kjo nuk do ta lajë këtë turp”.

Zaev, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se me një vendim të tillë jepet mesazhi i përsëritjes së akteve të tilla të shëmtuar. “Aktorët e tjerë janë të motivuar të bëjnë të njëjtat akte. Tani dikush tall me atë luftë dhe tenton të shkatërrojë drejtësinë e fituar”, tha Zaev.

Gjykata e Apelit në Shkup i pranoi ankesat e të akuzuarve në rastin “Target” dhe e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë dhe lëndën e ktheu në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për rigjykim. Përndryshe, brenda gjysmë muaji, ky është aktgjykimi i dytë për Mijallkovin që anulohet nga Apeli. Më herët ai ishte shpallur i pafajshëm për rastin “Thesari”. /SHENJA/


You may also like