(VIDEO) Xhaferi: Sistemi i Ligjit të mbizotërojë përballë forcës së ndryshimit të kufijve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Multilateralizmi paraqet gurthemel mbi të cilin bazohet rendi ndërkombëtar juridik bashkëkohor dhe instrument i cili i bashkon vendet në respektimin e vlerave demokratike, duke siguruar njëherazi trajtim të barabartë të vendeve individuale në të drejtat dhe obligimet e tyre në këto organizata ndërkombëtare. Ky ishte mesazhi i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi në  takimin e nivelit të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s me temën:“Sfida globale, partnerë globalë, NATO global”.

Talat Xhafer, kryeparlamentar

“Vendi im, Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull i vendit që ka qenë importues, ndërsa sot është eksportues i paqes, partner aktiv dhe kontribuues në Aleancë. Përmes realizimit të këtij qëllimit tonë strategjik, që është përcaktim i shumicës së gjithë qytetarëve tanë, ne arritëm ta mbrojmë pavarësinë, integritetin territorial, pacenueshmërinë e kufijve shtetërore të pranuara ndërkombëtarisht, por edhe të promovojmë politikë të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet në rajonin më të gjerë”

Sipas kryparlamentarit përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale paraqesin udhërrëfyes për institucionet tona, për përgatitjen e tyre të vazhdueshme të kapaciteteve dhe aftësive për pjesëmarrje në misionet dhe operacionet ndërkombëtare të NATO-s, të Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Xhaferi më tej potencoi se  trendët e ri global të sigurisë dhe gjeopolitikës përmbajnë në vete rreziqe për sigurinë e shteteve,për çka nevojitet ndërtimi i mekanizmave përkatës të përgjigjes dhe veprimit më gjithëpërfshirës nga ana e të gjithë faktorëve. Ndryshimet siç theksoi Xhaferi në mjediset e sigurisë nuk lejojnë që kanosjet të përceptohen në mënyrë të veçuar, si paraprakisht, por kërkojnë modernizim të kapaciteteve gje gatishmëri për veprim të vendosur.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like