(VIDEO) Xhaferi: RMV fuqimisht është e përkushtuar në zbatimin e agjendës gratë, paqja dhe siguria

by admin
Spread the love

Ne, si një anëtare e besueshme e NATO-s, e mbështesim qasjen e Aleancës për t’i dhënë rëndësi më të madhe politikës për gra, paqe dhe siguri. Kështu është shprehur kryeministri teknik Talat Xhaferi, në Forumin ndërkombëtar për gratë, paqen dhe sigurinë që mbahet në Prishtinë.

Talat Xhaferi, kryeministër teknik  

“E di se sipas një nga teoritë feministe për paqen konsiderohet se është një proces i vazhdueshëm për të cilin duhet të punohet, e jo një qëllim që duhet arritur. Edhe unë pajtohem me këtë teori dhe mbi të njëjtën e bazoj edhe barazinë gjinore në siguri. Lufta në Ukrainë është një përkujtues i fortë i domosdoshmërisë së përfshirjes aktive të grave në të gjitha fushat e parandalimit të konflikteve dhe përpjekjeve për të ndërtuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë”.

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se gradualisht po jetësohet rezoluta e shkruar mbi fuqizimin e gruas.

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

“Ky forum është një fanar dhe udhërrëfyes duke kërkuar një botë ku të gjitha gratë dhe vajzat do të jetojnë të lira, në paqe dhe në prosperitet. Në një kohë kur konfliktet globale vazhdojnë, agjenda për gratë është e pashmangshme, prandaj jemi bërë bashkë për t’i diskutuar këto çështje, e ndërsa jemi sot bashkë, dua t’ju them gratë në Kosovë me gjithë të kaluarën, kanë vazhduar dhe vazhdojnë të luftojnë për te drejtat e tyre, përfshirjen e tyre”.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Forum ka çmuar kontributin e grave në proceset e shtet- ndërtimit duke përfshirë periudhën e luftës e deri te pozitat e udhëheqësisë shtetërore. Ish-sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, në përshëndetjen e saj virtuale në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizimin e këtij forumi e ka cilësuar si vendosmëri për forcim të grave.

Xhaferi gjatë visitës së tij në RKS, realizoi takim me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu. Në takim siç bëjnë me dije nga shërbimi qeveritar, u theksua zotimi i të dy vendeve për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe sfidat aktuale në planin rajonal dhe shumëpalësh.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like