(VIDEO) Xhaferi: Protestat e universiteteve publike janë për politikë ditore

by admin
Spread the love

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se Protestat e pesë universiteteve publike të cilët kërkojnë rritje të pagave janë për politikë ditore, dhe se për momentin  nuk mund të nënshkruhet Marrëveshje Kolektive, për shkak se janë shpallur zgjedhjet. Xhaferi sqaroi  se universiteti “Shën Kirli dhe Metodi” i cili është ndër të vetmit ku kishin rritje të pagës, ka dorëzuar kërkesë për Marrëveshje Kolektive në datën 11.11.2020.

Kryeministri potencon se më 16.07.2021, me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, është formuar grupi punues nga zyrtarë të Kuvendit, Ministria e Arsimit dhe e Punës dhe Politikës Sociale, për shqyrtimin e kërkesës, dhe se ato janë zbatuar deri më 26.12.2022. Ai shton se ka nënshkruar marrëveshjen kolektive me “Shën kirillin”, por duke filluar me përmbushje nga viti 2024.

Talat Xhaferi, Kryeministri Teknik i Maqedonisë së Veriut

“Është rënë dakord që mbledhjet të përfundojnë me Marrëveshje Kolektive dhe më 29.12.2022, unë si kryetar i Kuvendit kam nënshkruar Marrëveshjen Kolektive me Universitetin ‘Shën Kirill dhe Metodi’, e cila ka hyrë në fuqi tetë ditë pas botimit në Gazetën Zyrtare, por të fillojë duke u përmbushur nga viti 2024”.

Ndërkohë, kujtojmë që para disa ditëve protestuan sindikatat e pesë universiteteve publike duke kërkuar edhe ato nënshkrimin e marrëveshjes kolektive për rritjen e pagave 22 %, njëjtë si universitetit Shën Kirrilli dhe Metodi.  Ata sqaruan se Propozim- teksti i Marrëveshjeve Kolektive prej të gjitha universiteteve publike është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, prandaj dhe kërkojnë që më së voni deri më 08.03.2024 të kryhet procedura dhe të fillohet me nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive me secilin universitet në vete. Ata vlerësojnë se janë injoruar dhe diskriminuar nga Qeveria dhe Kuvendi në raport me punonjësit e Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi”, të ciliëve iu rrit paga për 22 %. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like