(VIDEO) Xhaferi: Kryetari i Kuvendit mundet ta ndërpresë seancën nëse nuk ka shumicë të nevojshëm deputetësh

by admin
Spread the love

“Kryetari i Kuvendit mundet ta ndërpres seancën nëse nuk ka shumicë të nevojshme deputetësh për vendimmarrje dhe në raste të tjera, kur do të vlerësoj se kjo është e domosdoshme”. Kryeparlamentari Talat Xhaferi, e citoi nenin 81 të Rregullores së Kuvendit, për siç tha të ju sqaruar opinionit se ai nuk e ka thyer rregulloren e Kuvendit, duke e ndërprerë seancën për votimine   ndryshimeve kushtetuese, ditën e premten dhe se ndërpreja dhe thirrja e seancës është kompetencë ekskluzive e kryetarit të Kuvendit.  Ai me tej kundërshtoi opozitën, sipas të cilëve kryetari Xhaferi i është referuar nenit 165, me këtë ai thotë se opozita ka pasur për qëllim vetëm të shkaktoj huti në opinion.

Talat Xhaferi, kryeparlamentar

“Në bazë të nenit 81 të Rregullores së Kuvendit të RMV-së, paragrafi 1 i së njëjtës kam ndërprerë punimet e seancës mbas konstatimit të apsolvimit të listës së deputetëve të paraqitur për fjalë për diskutim për pikën përkatëse”.

Paraprakisht, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, në një konferencë për shtyp, deklaroi se Talat Xhaferi, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, ka shtyrë për votim pikën për nevojën e hapjes së Kushtetutës. Sipas Rregullores tha ai, votimi është dashur të bëhet ditën e premte kur ka përfunduar kërkimi dhe është siguruar kuorumi për votim.

Mile Lefkov, VMRO-DPMNE

“Xhaferi ka zbatuar nenin 165 paragrafin 1 të Rregullores së Punës, ndonëse rregullon një procedurë për ndryshimin e ligjit, jo për ndryshimin e Kushtetutës, për të cilën ka një kapitull të veçantë në Rregulloren e punës. Në vend të kësaj, Xhaferi është dashur të thirret në nenet 95 dhe 96 të Rregullores së Punës, sipas të cilave votimi për ndryshimin e Kushtetutës nuk mund të shtyhet. Talat Xhaferi me vetëdije e ka shkelur Rregulloren e Kuvendit për t’i lejuar BDI-së dhe LSDM-së të qëndrojnë edhe një ditë në pushtet”.

Për të votuar ndryshimet kushtetuese, deputetët kanë 10 ditë kohë, numërim që ka nisur nga dita e premte.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like