(VIDEO) Vritet në Prishtinë një i ri nga Shkupi, dyshohej për ekzekutimin e dy personave në “Shisha Bar”

by admin
Spread the love

Në rrugën “C” në Prishtinë, mbrëmjen e djeshme me kallashnikov është ekzekutuar një person. Makina në të cilën ka qenë viktima ishte me targa të Maqedonisë së Veriut, ndërsa më pas, mediat raportuan se personi i vrarë është po ashtu Maqedonia e Veriut. Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe nga policia e Kosovës, të cilët, kanë njoftuar se rreth një kilometër nga vrasja e kanë gjetur një makinë të djegur, e që lidhet vrasjen në fjalë.

 Policia e Kosovës

 “Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete. Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”

Se bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili megjithatë nuk tha ndonjë detaj tjetër.

 Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme

 “Institucionet tona kanë komunikuar me autoritetet e Kosovës dhe kanë konfirmuar informacionin e publikuar në opinion për shtetasin tonë të qëlluar në Kosovë, por sigurisht që institucionet tjera do të japin më shumë detaje. Ne si MPJ bëmë kontaktin e parë dhe e konfirmuam lajmin”,

 Mediat kosovare duke u thirrur në burimet e tyre kanë shkruar se personi i vrarë është Blerim Daci. Sipas tyre, ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e dyfishtë më 6 mars të këtij viti përballë Kalasë së Shkupit, respektivisht vrasjes në “Shisha Bar”, ku u likuiduan Enes Iseni dhe Jeton Krivanjeva.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like