(VIDEO) Vrasja e Vanjës, nxënësit nuk janë të sigurt, Unioni bën thirrje për kujdes!

by admin
Spread the love

Nxënësit e të gjitha moshave thonë se siguria e tyre është rrezikuar dhe njëkohësisht edhe reahtia e tyre si të rinjë, bazuar në rastin e  fundit të grabitjes dhe vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevska. Kështu reagojnë nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme.

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme

“Kjo tragjedi do të na shërbejë si leksion për të pasur më shumë kujdes, empati dhe kohezion, por e pagur me çmim shumë të lartë-jetë njerëzore. Nxënësit nga të gjitha moshat ndjenë se siguria e tyre është e rrezikuar, njëkohësisht edhe rehatia e tyre si të rinj. Apelojmë që në këtë periudhë në mënyrë intensive të kihet parasysh shëndeti mendor, posaqërisht në shkolla si mjedis veçanërisht i rëndësishëm, i goditur nga kjo ngjarje”.

Ndërkohë, LSDM e VMRO zihen se “i kujt është” i dyshuari për vrasjen e dyfisht Ljupço Palevski-Palço.

Në një intervistë për “360 Gradë”, kryeministri dhe lideri i LSDM-së ka deklaruar se nëse Palevski është i dikujt, atëherë është i atyre që i kanë bërë gijotinë para Kuvendit, me gjuajtje të koktej molotovësh ndaj MPJ-së, kur organizohej turma e cila dëshironte të hyj në Qeveri gjatë miratimit të propozimit evropian.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Nuk e di krijim i kujt është Palevski, megjithatë e di kush më ka bërë gijotinë vitin e kaluar në korrik para Kuvendit, që mua më ka bërë gjyq publik vitin e  kaluar këtu para Qeverisë, i cili ka organizuar gjuajtje të koktej molotovësh ndaj MPJ-së. Aty ishte edhe ai Palevski që po e përmendni, aty ishte edhe kryetari i të Majtës, aty ishte edhe lideri i VMRO-DPMNE-së. Nëse Palevski është i dikujt, atëherë është i atyre që e kanë organizuar këtë gjithë vitin”.

Ai poashtu i bëri thirrje liderit të VMRO-s që fshehja e provave është akt kriminal, prandaj nëse ai ka diçka atë duhet ta dorëzoj në prokurori.

Ndërkaq, nga VMRO-DPMNE e pranojnë se fshehja e provave është vepër penale, por thonë se edhe mosveprimi në pajtim me procedurat është poashtu e denueshme me ligj.

VMRO-DPMNE

“Nëse para 7 muajsh Plevski dhe grupi i tij do të ishte sanksionuar për gërmime ilegale të artefakteve në Demir Kapi dhe për armë mbajtje pa leje, nuk do të vinte deri tek kjo tragjedi me humbjen e dy jetëve të pafajshme. Por, LSD ka zgjedhur mosndëshkimin dhe mbjelljen e një atmosfere toksike, duke i hapur rrugën mediumeve radikale dhe figurave kontraverze si Palço të jenë opozitë e opozitës”.

Lideri i VMRO-s Hristijan Micksoski i ftuar në TV Shenja ka thënë se ka prova që opinioni do t’i mësoj së shpejti për vrasjen e 14 vjeçares.

Për këtë tragjedi, dyshohen 5 persona të cilët tashmë janë në paraburgim. Për të akuzuarin kryesor Ljupço Palevski, që u arratis në Turqi, është dorëzuar kërkesë për ekstradim. Paraburgim 30 ditor është caktuar edhe për personin që i ka ndihmuar Palços të arratiset në Turqi, ndërsa avokatii tij, që e ka shoqëruar deri në Bullgari, momentalisht nuk i janë caktuar masa kujdesi, pasi ka thënë se nuk ka pasur njohuri për veprimet dhe qëllimet e Palevskit.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

 

MARKETING



You may also like