(VIDEO) Vrasja e dyfishtë në Karposh, cak i 40 vjeçarit ka qenë edhe xhaxhai i tij

by admin
Spread the love




Prokuroria Themelore Publike- Shkup ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi ditën e djeshme në Ruzvelltova të Karposhit, ku 40 vjeçari me mjet të mprehtë vrau nënën dhe gjyshen e tij. Prokuroria informoi se I dyshuari pasi ka vrarë nënën dhe gjyshen ka fjetur dhe të nesërmen ka dash ta vrasë edhe xhaxhain e tij.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE:

“Gjatë kryerjes së dhunës në familje, në shtëpinë e familjes në rrugën Franklin Roosevelt, i dyshuari vrau nënën dhe gjyshen, duke u shkaktuar më tepër plagë me thikë. Pasi i vrau, natën mes 10 dhe 11 janarit, ai shkoi të flinte. Mëngjesin e 11 janarit, ai kontrolloi dhe siguroi se dy gratë ishin të vdekura dhe më pas u drejtua për në shtëpinë e xhaxhait të tij me qëllim që ta vriste edhe atë”.

Prokuroria sqaron se  xhaxhai i tij nuk ka qenë në shtëpi, ndërsa i dyshuari më pas ka shkuar te mjeku i familjes dhe i ka treguar se e ka vrarë nënën dhe gjyshen.

Meqenëse ekziston rreziku i arratisjes dhe rreziku që i dyshuari të kryejë vepër të re me të cilën e kërcënon xhaxhain e tij, prokurori publik kompetent gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Të mërkurën në orët e pasdites, ministria e punëve të brendshme njofoti se rreth orës 14:30 ka ndodhur vrasje e dyfishtë në lagjen e Karposhit, gjegjësisht në një banesë të rrugën Ruzveltova. Siç kishin informuar policia, një burrë i moshës 40 vjeçare e ka therur nënën e tij 60 vjeçare dhe gjyshen e cila është e moshës 80 vjeçare.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like