(VIDEO) Vrasja e dyfishtë në Çellopek të Tetovës, policia në vendin e ngjarjes gjeti tre pistoleta

by admin
Spread the love

Kishin ardhur për pushime në vendlindje, por gjetën vdekjen. Ky ishte fati i dy personave me inicialet  F.XH. dhe M.XH., nga Çollopeku i Tetovës, të cilët babë dhe birë mbetën të vrarë  dhe një tjetër mbeti i plagosur, nga kushëriri i tyre, 59 vjeçarë, për motive siç tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski,   çështje të pazgjidhura pronësore. Nga MPB  sot kanë dhënë detaje shtesë nga tragjedia,  nga ku thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 pistoleta.

MINSITRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer edhe prokurori publik dhe ekipi inspektues i SPB-Tetovë, ndërsa janë gjetur dhe konfiskuar tre armë. Njëra armë i është marrë të arrestuarit, ndërsa dy të tjerat janë gjetur në afërsi të të ndjerëve F.XH. dhe M.XH”.

Policia njoftonë se i plagosur ka mbet edhe personi i cili  dyshohet që ka kryer vrasjet, ndërkaq, nga MPB shtojnë se i njejti   është ndaluar në stacionin policorë.

MINSITRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Policia ka privuar nga liria I.I.(59) nga fshati Çellopek, pas kallëzimit se rreth orës 14.10, në fshat ka vrarë me armë zjarri të afërmit e tij F.XH.(52) dhe M.XH.(28) dhe ka plagosur A.XH.(54), të gjithë nga i njëjti fshat. I dyshuari, i cili gjithashtu është plagosur me armë zjarri, është ndaluar në stacionin policor dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”.

Nga MPB sqarojnë  se me urdhër të prokurorit, trupat e të vrarëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like