(VIDEO) Votëbesimi i Qeverisë mund të parashtrohet nga më së paku 20 deputetë

by admin
Spread the love

Derisa është duke u pritur vendimi nëse Zoran Zaev do ta dorëzojë dorëheqjen e tij të paralajmëruar në Kuvend, në fokus të diskutimeve është mundësia për rrëzimin e Qeverisë aktuale LSDM-BDI në Kuvend.

Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut thekson se votëbesimi i Qeverisë mund të parashtrohet nga më së paku 20 deputetë, ndërsa votëbesimin e bëjnë pas kalimit të tri ditëve nga parashtrimi i kërkesës.

“Qeveria dhe secili prej anëtarëve të saj përgjigjen para Kuvendit për punën e tyre. Kuvendi mund të votojë për mosbesimin Qeverisë. Të paktën 20 deputetë mund ta parashtrojnë kërkesën për votëbesim. Votimi i besimit në Qeveri bëhet pas kalimit të tri ditëve nga shtrimi i çështjes së besimit”, saktëson neni 92 i Kushtetutës

Vendimi për mosbesimin e Qeverisë merret me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Nëse Qeverisë i jepet votë mosbesimi, Qeveria është e detyruar të japë dorëheqje, sipas Kushtetutës.

I njëjti nen thekson se përsëri çështja e mosbesimit ndaj Qeverisë nuk mund të ngrihet para skadimit të 90 ditëve nga votimi i fundit i votëbesimit, përveç nëse çështja e besimit shtrohet nga shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Në nenin 93 të Kushtetutës, ndër të tjera, përcaktohet se qeveria që ka marrë votë mosbesimi, ka dhënë dorëheqjen ose që i është ndërprerë mandati për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. /SHENJA/

You may also like