(VIDEO) VMRO takon partnerët e LSDM-së për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

by admin
Spread the love

Kryetari i I Lidhjes Demokratike, deputeti  Pavle Trajanov sot në Kuvend u takua me koordinatorin e Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski dhe  deputetin Antonio Miloshoski, ku i prezantoi qëndrimet e Lidhjes Demokratike për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat  sipas tyre duhet të zhvillohet në tre faza.

 PAVLE TRAJANOV

“Në fazën e parë,  duhet të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me të cilat Maqedonia e Veriut do të bëhet një zonë e vetme zgjedhore pa prag zgjedhor. Në fazën e dytë, të bëhen reforma më të plota të rregullave zgjedhore, të cilat do të heqin avantazhet sistematike të katër partive, veçanërisht në lidhje me prezantimin mediatik dhe financimin e fushatës zgjedhore nga buxheti i shtetit; dhe në fazën e tretë ndryshime kushtetuese që do të ulin numrin e deputetëve nga 120 në 90”.

I pyetur se kur duhet të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Trajanov tha se pret që Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie me komunitetet brenda 15 ditëve të fillojë debatin për projektligjin, i cili tashmë është në procedurë parlamentare.

Sipas tij, për të miratuar Ligjin duhet të votojnë shumica e deputetëve dhe se një shumicë e tillë tashmë, sipas përcaktimeve të shprehura të disa partive, ekziston.

Trajanov ritheksoi se Lidhja Demokratike është absolutisht pro shfuqizimit të Qeverisë së Përzhinos, sepse, siç theksoi ai, ajo është jashtë sistemit kushtetues dhe se për ta janë të pranueshme vetëm 20 ditë qeveri ekspertësh me sugjerim të Presidentit.

Koordinatori I Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se  Partitë politike kanë ide të ndryshme.

VMRO-DPMNE paralajmëron se takimet me përfaqësues tjerë të partive politike do të vijojnë edhe ditëve në vazhdim, me qëllim të, siç thuhet, këmbimit të mendimeve dhe përvojave rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. /SHENJA/

You may also like