(VIDEO) VMRO: Refuzimi i LSDM-së dhe BDI-së për Gashin kryeministër, etje për pushtet

by admin
Spread the love




Me refuzimin e propozimit të VMRO DPMNE-së që Qeverinë e re deri në pranverë ta udhëheqë një shqiptar, LSDM dhe BDI dëshmuan se interesi tyre është vetëm ruajtja e pozitave dhe mbrojtja e krimit. Kështu komentojnë nga VMRO DPMNE pasi që LSDM dhe BDI kundërshtuan dje propozimin e tyre që kryetari i Alternativës, Afrim Gashi të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

DIMÇE ARSOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO DPMNE-SË
“Kur VMRO DPMNE propozoi dje që kryeministër shqiptar deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e propozoi Afrim Gashin, menjëherë reaguan LSDM dhe BDI, dhe edhe një herë dëshmuan se për ta nuk ka rëndësi se si do të zhvillohet shteti, por vetëm ta ruajnë karriken, respektivisht ta marrin funksionin si ndonjë triumph ndërkohë që vazhdojnë me krimin që e bëjnë”.

Sipas zëdhënësit të VMRO DPMNE-së Dimçe Arsovski, i vetmi interes i LSDM-së dhe BDI-së është mbrojtja e tenderëve të kriminalizuar, të cilat sipas tij i kontrollojnë këto dy parti.

DIMÇE ARSOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO DPMNE-SË
 “E vetmja gjë me rëndësi për pushtetin është që të vazhdojnë tenderët, të cilat për momentin i kanë LSDM dhe BDI, dyshja kriminale në pushtet. Atyre nuk u bëhet vonë nëse kryeministri do të jetë nga BDI apo nga LSDM, për ata është me rëndësi që tenderët të vazhdojnë, thjeshtë ta vjedhin popullin”.

Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi dje se partia është e gatshme të përkrahë Afrim Gashin si kryeministër të ri deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Propozimi i tij u përkrah edhe nga Aleanca për Shqiptarët, por u refuzua nga LSDM dhe BDI, të cilat qëndrojnë pas Dimitar Kovaçevskit si emër për ta trashëguar Zaevin në postin e kryeministrit.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like