(VIDEO) VMRO: Raporti i KE-së tregon saktë korrupsionin e qeveritarëve

by admin
Spread the love

Raporti i komisionit Europian i mbushur me kritika serioze duke filluar nga gjyqësori, korrupsioni e deri tek puna jo adekuate e parlamentit nxitën reagime dhe fajësime në mes qeverisë  dhe opozitës. Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani i pyetur në lidhje me vërejtjet nga Brukseli kundrejt Maqedonisë së Veriut akuzoi se opozita është fajtore e dukshme sepse bllokoi punën e Kuvendit në miratimin e vendimeve ligjore dhe reformuese pasi që sipas Osmanit polarizimi politik dhe bllokimi i Kuvendit, i cili ka ngadalësuar procesin e reformave të shtetit, janë vërejtjet kryesore në Raportin e Komisionit Evropian.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

 “Në raport thuhet qartë se polarizimi politik, bllokimi i Kuvendit pamundësuan miratimin e një numri të madh zgjidhjesh ligjore dhe reformuese, të cilat do të adresonin dobësitë që përfundimisht gjeti KE-ja dhe ky është me të vërtetë një mesazh serioz për të gjitha partitë politike”.

Nga VMRO DPMNE  thonë se raporti i KE-së është pasqyrim i realitetit, me një qeveri plot krim dhe korrupsion dhe me këtë Maqedonia e Veriut është gjithnjë e më larg BE-së. Maria Miteva, zëdhënëse e VMRO-së tha se ky raport është një dëshmi për deklarata të rreme të LSDM-së dhe BDI-së.

MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE-SË

“Raporti i KE-së për vitin 2023 është dëshmi se deklaratat e autoriteteve të LSDM-së dhe BDI-së se janë të fokusuar në agjendën evropiane, janë të rreme. Ky është një raport që është pasqyrë e realitetit të trishtuar, pasqyrim i gjendjes së stagnimit dhe deri diku të prapambetjes në të cilën ndodhet Maqedonia. Sot nuk do të dëgjoni qeverinë të flasë për raportin, nuk do të dëgjoni Kovaçevskin, Grubin, Mariçiqin, Osmanin dhe të tjerët që e quajnë veten front evropian sepse raporti zbulon mungesën e përkushtimit të tyre për zbatimin sistematik të rekomandimeve”.

Osmani theksoi se  opozita ka bllokuar kapitujt 23 dhe 24 që i referohen luftës kundër korrupsionit, që sipas tij do të thotë se opozita nuk lufton kundër korrupsionit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like