(VIDEO) VMRO: Qeveria gënjeu se ka grurë, tani i lutet Serbisë dhe Bullgarisë

by admin
Spread the love

 

Vendi ynë ka arritur marrëveshje për import të grurit nga Republika e Bullgarisë. Këtë e kumtoi mbrëmë vonë, ministri  i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, Lupço Nikollovski, nga Berlini. Përmes një statusi në facebook, krahas së cilës kishte postuar edhe fotografi me ministrin e Bujqësisë të Bullgarisë, Nikollovski, shkroi se po ndërtojnë një fqinjësi të mirë dhe tha se të bashkuar  do ta kalojmë këtë krizë.

Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë

“Sonte vonë dua ta njoftoj edhe këtë lajm pozitiv direkt nga këtu, nga Berlini. Me kolegun tim, ministrin e Bujqësisë së Republikës së Bullgarisë, Ivan Ivanov, u dakorduam që do të sigurojmë sasi shtesë të grurit nga Republika e Bullgarisë. Së bashku me fqinjët tanë, në këtë mënyrë po ndërtojmë një fqinjësi të mirë të vërtetë dhe të bashkuar do ta kalojmë shumë më lehtë dhe do të përballemi me krizën ekzistuese”.

Ministri Nikolovski ishte në Berlin ku me ftesë të ministrit gjerman të ushqimit dhe bujqësisë, Xhem Ozdemir, mori pjesë në Konferencën ministrore në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Dialogut për Politikë Bujqësore ndërmjet Gjermanisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, nga VMRO-DPMNE thonë se Qeveria ka gënjyer se ka grur të mjaftueshëm, prandaj tani lutemi për grur nga Serbia dhe Bullgaria. Ndërsa shtojnë se përderisa ministri Nikollovski bënë biznes, qytetarët tani paguajnë 110% bukë më të shtrenjtë se sa vjet.

Cvetan Tripunovski, VMRO-DPMNE

“Qeveria ka gënjyer se ka grur të mjaftueshëm. Pas Serbisë, do të importohet edhe nga Bullgaria. Dimitar Kovaçevski dhe Lupço Nikollovski fillimisht thonin se në rezervat shtetërore ka grurë të mjaftueshëm, pastaj pranojnë se ai grur prej 45 mijë ton, nuk është në shtet, por në pronësi të mullinjve dhe tregtarëve privat”.

Një muaj më herët, u arrit marrëveshje edhe me Serbinë për të përjashtuar vendin nga ndalimi i eksporteve të grurit dhe lëndëve të tjera të para ushqimore.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like