(VIDEO) VMRO dhe LSDM akuzojnë njëra tjetrën për harxhimin e parave të qytetarëve

by admin
Spread the love

Edhe sot LSDM dhe VMRO, shpalosën keqpërdorimet e njëra tjetrës me paratë e buxhetit të shtetit.

VMRO-DPMNE-ja vijoi me publikimin e siç thanë shpenzimeve për gjëra të panevojshme të Ministrisë së Sistemit Politik. Sipas zëdhënësit të VMRO-së Dimçe Arsovskit, ministria e udhëhequr nga Artan Grubi ka harxhuar 30.000 euro për larje të veturave, përditësim të ëeb faqes dhe për kopshtari.

Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

“Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendës kryeministri Artan Grubi, i kanë harxhuar 30 000 euro për gjëra të panevojshme. Ministria e sapoformuar dhe zëvendës kryeministri i sapoemëruar  kanë nënshkruar tender prej 350 000 denarësh për larje të automobilave. Për këto para, secilën javë, gjatë gjithë vitit duhet të lahen së paku 30 vetura në ditë. As ministria nuk ka nevojë për 30 vetura çdo ditë, dhe as nuk është e nevojshme që çdo javë të lahen të gjitha 30 veturat, ndërsa pikëpyetje është nëse kjo ministri i ka 30 vetura në dispozicion”.

Në kohë krize sipas Arsovkit, Grubi ka ndarë buxhet për gjëra të cilat mund të kryeshin nga institucionet e Qeverisë.

Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

“Për përditësimin e web faqes janë ndarë 350 000 denarë. Me aq të punësuar në Ministrin që e udhëheq vetë zëvendës kryeministri është plotësisht e panevojshme të ndahen 7 500 euro për përditësim të ëeb faqes. Përveç kësaj, 400 000 denarë janë ndarë për kopshtari dhe rreth 470 000 denarë për shërbime konsultative për prokurime publike. Të gjithë këtë mund ta kryejnë institucionet e Qeverisë, të cilët janë përgjegjës për prokurime publike, të cilët kanë të punësuar ekspertë”.

Ngdërkaq, nga LSDM-ja akuzuan kryetarët e VMRO-DPMNE-së janë shembull i përtacisë dhe shpenzimit të parave të qytetarëve në kohë krize.

LSDM

“Derisa ankohet se komuna nuk ka para për të bërë llogaritë e rregullta, kryetari Gjorgjievski ka shpenzuar 100.000 euro nga paratë e komunës për marrëveshje autoriale. Ushtarë partiak, familjarë dhe miq, por edhe megafonë mediatik janë pjesë e personave në listën e pagave të komunës së Kisella Vodës. Kjo është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së në krye me Hristijan Mickoskin”.

Edhe ditët e kaluara VMRO, bëri publike keqpërdorime të bëra nga pushteti. Sipas VMRO-s, rreth 2 milion euro janë harxhuar, për shërbime telefoni për Kuvendin, për kafe, për lule, për enë ari. Ndërsa LSDM, akuzoi kryetarët e VMRO-së se kanë harxhuar mijëra euro për çokollata, kompjuterë të shtrenjtë dhe punësim të kuadrove partiake.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like