(VIDEO) VMRO akuzon DAP-in për kthimin e TVSH-së, LSDM i cilëson gënjeshtra

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski sot në një konferencë për media ndau dokumente sipas të cilave, siç thotë ai drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, nuk po e thotë të vërtetën se kanë parandaluar keqpërdorimet përmes kthimit të TVSH-së. Edhe dje Stoilkovski prezantoi se DAP ka shfrytëzuar kthimin prej 11 milionë eurosh nga kompania AKTIKO, e cila më pas është shitur me emrin e ndryshuar OKITNA dhe më pas DAP ka zbuluar se nuk ka pasur fare libra afariste deri te të cilat mund të arriheshte si dhe pronari i kompanisë nuk ekzistonte fare.

NAUM STOILKOVSKI, ZËDHËNËSI I VMRO-DPMNE-SË

“ Do të citoj një dokument nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, U konstatua se tatimpaguesi shfrytëzoi të drejtën për të ulur tatimin. Pra, edhe një herë Llukarevska ose nuk e di ose qëllimisht nuk e thotë të vërtetën. Dhe për këtë duhet të përgjigjet sot Llukarevska, nga kush mendon të paguajë 11 milionë euro nga OKITNA kur pronari që i është bërë kthmi i TVSH-së ia shet kompaninë një qytetari të Kosovës dhe ai person thjesht nuk ekziston, nuk ka qenë në vend?”.

Në anën tjetër, DAP-i ka njoftuar se janë kryer të gjitha kontrollet dhe janë ndërmarrë të gjitha procedurat nga ana e tyre, e për më tepër tatimpaguesit kanë dorëzuar deklarata tatimore me kërkesat tatimore të mbetura për periudhat e ardhshme dhe jo kërkesa për rimbursim, siç kishte akuzuar  Stoilkovski.

Ka reaguar edhe LSDM-ja, e cila vlerëson se të kapur duke thënë gënjeshtra, se shuma prej 22 milionë eurosh që përmendën dje është publikuar në listën e debitorëve dhe paraqet borxh tatimor, jo rimbursim, sot kanë ndryshuar retorikën.

LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË

“DAP as nuk ktheu rimbursim, as nuk lejoi procedura të paligjshme. Ky është një fakt. Gjithashtu, me të gjithë tatimpaguesit e përmendur janë kryer kontrolle nga Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme dhe janë ndërmarrë veprime sipas ligjit”

LSDM thekson se Stoilkovski dhe DPMNE, në vend që të gënjejnë qytetarët, duhet të marrin pjesë në ligjërata se çfarë nënkuptojnë dispozitat, çfarë janë debitorët dhe çfarë është rimbursimi i TVSH-së.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like