(VIDEO) VLEN publikoi listat e kandidatëve për deputet

by admin
Spread the love

Koalicioni “VLEN” ka publikuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 8 majit. Bartës liste në njësinë e parë zgjedhore është Izet Mexhiti pasuar nga Bekim Sali, në njësinë e dytë zgjedhore është Afrim Gashi, ndërsa në njësinë tretë është Shener Bilalli. Fatmir Sabriu nga “VLEN” tha se ata në këto zgjedhje do të garojnë me figura të dëshmuara deri më tani të cilët do të shënojnë fitore bindëse dhe historike .

FATMIR SABRIU NGA VLEN

“Bartës liste në njësinë e katërt zgjedhore është Mendurim Zekmani,bartës liste në njësinë e pestë zgjedhore është Salim Sulejmani dhe bartës liste  në njesinë e gjashtë zgjedhore është  Bilall Kasami”.

“Po ashtu, të gjithë kandidatët tjerë të përfshirë në listat për deputetë në të gjitha njësitë zgjedhore, janë personalitete me kredibilitet të plotë dhe profesionist të dalluar në sferat e tyre”, thonë nga VLEN.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like