(VIDEO) Vendoset gurthemeli i Qarkores së Tetovës

by admin
Spread the love

Në Tetovë sot u vendos gurthemeli i Qarkores së Tetovës. Kryeministri teknik, Talat Xhaferi në fjalimin e tij tha se projekte të tilla dëshmojnë përkushtimin e kësaj qeverie drejt investimeve kapitale infrastrukturore në të mirë të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit, si lidhje ndërmjet rrethinës së Tetovës me Korridorin 8. I pari i qeverisë sqaroi se mjetet për këtë projektë janë siguruar nga buxheti i ndërrmarjes publike për rrugë shtetërore në vlerë mbi 12 milion euro .

TALAT XHAFERI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT 02:55

“Investimi në infrastrukturën rrugore është prioriteti i qeverisë së RMV-së. Realizojmë investime rekord në rrugë. Filluam me realizimin e investimit kapital më të madh në historinë e vendit tonë-ndërtimin e korridorit 8 dhe korridorit 10 D, korridoret evropiane që do të na lidhin me lindjen dhe perendimin duke e bërë Maqedonin e Veriut një ndër qendrat  më tranzitore”.

Në të nejtët vijë qendron edhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, i cili tha se ky investim është vazhdimësi e investimeve që po bën kjo qeveri për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

BLLAGOJA BBOÇVARSKI,MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

“Nje projekt që do të mundësojë rrugëtim më të lehtë për qytetarët dhe të mira ekonomike për biznesin dhe vendin. Ndërtimi i Qarkores me investim 12 milionë euro, do të shërbej për të gjitha vendet e rrethinës së Tetovës, mbi 2 miliardë euro kemi investuar vetëm në rrjetin infrastrukturor të vendit. Në këtë pikë kalon dhe korridori 8, po i përmendi si projekte kapitale me interes strategjik për vendin”.

Ndërkaq, Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi  informoi  se ky investim pritet të kryhet në afat prej 15 muaj dhe është vazhdimësi e projekteve kapitale infrastrukturore në vend.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like