(VIDEO) Vazhdon skriningu shpjegues për grupin e parë në Bruksel

by admin
Spread the love

Ekipet e ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria edhe këtë javë janë në Bruksel, ku vazhdojnë të shqyrtojnë legjislacionin e BE-së në fushat që përmban grupi i parë për negociata me BE-në, ka njoftuar korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Skriningu shpjegues ka filluar në fund të javës së kaluar me kapitujt “Furnizimi Publik” dhe “Statistika”, të cilët janë pjesë e grupit të parë të njohur si “Themelet”. Ky është grupi që përmban gjithashtu kapitujt kryesorë mbi drejtësinë, gjyqësorin dhe të drejtat themelore.

Ekipet e ekspertëve janë gjithashtu në Bruksel këtë javë ku vazhdojnë të dëgjojnë për legjislacionin e përditësuar të BE-së në kapitujt e mbetur të grupit të parë. Dita e sotme i kushtohet reformës në administratën publike. Deri në fund të javës në rendin e ditës do të jenë kriteret ekonomike, kontrolli financiar dhe drejtësia dhe të drejtat themelore, si dhe kapitulli “Drejtësia, Liria dhe Siguria”

Ky proces shqyrtimi shpjegues duhet të zgjasë deri në nëntor. Në këtë pjesë të procesit, ekipet njihen me risitë në legjislacionin e BE-së në të gjithë kapitujt e procesit të negociatave dhe kanë mundësinë t’u bëjnë pyetje kolegëve të tyre nga Komisioni Evropian që e drejtojnë skriningun.

Pas përfundimit të  skriningut shpjegues, ekipet maqedonase dhe shqiptare do të ndahen dhe secili do të fillojë skriningun bilateral. Skriningu bilateral është një proces në të cilin vendi negociator duhet të tregojë dhe vërtetojë se deri ku është në procesin e transpozimit të legjislacionit të BE-së në atë të brendshëm. Ky proces duhet të zgjasë të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, me mbikëqyrje të ngushtë nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së.

Ky proces duhet të zgjasë të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, me mbikëqyrje të ngushtë nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së. Vetëm pas përfundimit të skriningut bilateral  dhe pas ndryshimeve kushtetuese për pranimin e bullgarëve, Maqedonia e Veriut do të mund të fillojë zyrtarisht negociatat grup pas grupi për anëtarësimin në BE.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like