(VIDEO) Universiteti i Ballkanit, i vetmi që ka rritje të studentëve nga viti në vit

by admin
Spread the love

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik për çdo vit ka rritje të numrit të studentëve dhe këtë vit shënon rritje për 30% studentëve vendas, të Maqedonisë së Veriut që janë regjistruar për t’i kryer studimet e tyre, deklaroi rektori i universitetit Lutfi Sunar.

LUTFI SUNAR, REKTOR I UNIVERSITETIT NDËRKOMBËTAR BALLKANIK

“Universiteti ndërkombëtar Ballkanik, universitet i cili është themeluar në vitin 2006. Në universitetin tonë kemi 7 fakultete dhe një shkollë të lartë profesionale. Në universitet kemi 3100 studentë dhe 60% nga studentët janë studentë të huaj. Kemi fakultete si medicina dentare, faklultet të artit. Sot u takuam me mediumet për të diskutuar për gjërat e reja të universitetit tonë.

Ai tha se Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik sipas Listës së Shangait është ndër universitetet më të mira.

LUTFI SUNAR, REKTOR I UNIVERSITETIT NDËRKOMBËTAR BALLKANIK

“Këtë vit kemi 30% më shumë studentë që janë regjistruar vendas, pra nga Maqedonia e Veriut, pjesa më e madhe e këtyre studentëve kanë qenë nxënësit më të shkëlqyeshëm në vend. Ne duam të kontribojmë në burimet njerëzore dhe në  zhvillimin ekonomik të RMV-së”.

Rektori Lutfi Sunar tha se i presin të gjithë studentët që duan të jenë pjesë e zhvillimeve botërore t’i ndjekin studimet e tyre universitare në UNB dhe të kontribojnë për vendlindjen e tyre.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like