(VIDEO) Ulet prodhimi i frutave, domateve dhe trangujve, rritet prodhimi i pulave dhe dhive

by admin
Spread the love

Prodhimi i frutave, lulediellit, domateve dhe trangujve, ka shënuar ulje në Maqedonin e Veriut. Kështu njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Siç infromojnë nga atje, në vitin 2023 janë regjistruar 514.375 hektarë tokë. Rënie është vërejtur te pemëtaria për 2,5% dhe vreshtat për 4,6%, ndërsa rritje e prodhimit është shënuar te orizi për 5,4% dhe te speci për 4,1%.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

“Një ulje e ndjeshme e prodhimit të frutave është vërejtur te molla me 51,2%, dardha me 41,2%, kumbulla me 46,1% dhe pjeshkët me 50%. Ndër kulturat e tjera, rënie më e madhe është vërejtur te luledielli me 39,5%, domatet me 23%, kastravecat me 34,3% dhe misri foragjere me 31,7%”.

Ndërkaq, sa i përket kafshëve dhe shpezëve,  në RMV  Enti sqaronë se ka rënie të numrit të deleve dhe gjedhëve,  ndërsa rritje ka tek  numri  i dhive dhe shpendëve .

ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

“Në vitin 2023, numri i përgjithshëm i gjedheve është ulur me 9,7%, ndërsa numri i deleve ka shënuar gjithashtu rënie prej 9,2%. Rritje ka tek numri i dhive me 6.7 dhe i shpendëve me 11.8%”.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rënie e numrit të gjedhit është vërejtur te njësitë bujqësore individuale, ndërsa rritje është vërejtur tek subjektet afariste (ndërmarrjet bujqësore dhe kooperativat bujqësore).

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like