(VIDEO) Ulet për rreth 30% numri i të infektuarve me Kovid 19

by admin
Spread the love




Ulet numri i infektimeve dhe riinfektimeve me koronavirus në Maqedonin e Veriut. Sipas raportit të Institutit të Shëndeti Publik, në periudhën prej 14.02 deri më 20.02.2022 janë regjistruar 6.119 raste të reja pozitive në 34 qytete të vendit, që paraqet një rënie prej 29.2 për qind në dallim nga java e kaluar. Gjithashtu në periudhën e njëjtë kohore është zvogëluar edhe nurmi i riinfektimeve. Janë regjistruar 863 riinfektime, me zvogëlim për 29.8 për qind në krahasim me javën që lamë pas.

Instituti i Shëndetit Publik

“Përqindja e pozitivitetit varion nga 16.7 në 31.1, mesatarisht 25.8 për qind. Të infektuar janë personat e të gjitha grupmoshave, por më e zakonshmja  është tek persona mbi 60 vjeç  –  24.2 për qind. Numri më i vogël i të infektuarve është tek personat prej 0-9 vjeç-  5.3 për qind. Është ulur numri i infektimeve edhe tek personat rreth moshës 20-29 vjeç –  31.5 për qind dhe 31.2 për qind tek personat 50-59 vjeç“

Sipas Institutit, që nga 14.02 deri më 20.02.2022, 106 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 23 qytetet të vendit, shifër kjo që është 27.9 për qidn më pak se javën e kaluar. Gjithashtu në intervalin e njëjtë kohorë janë shëruar 8.797 persona.

Ndërkaq, tek 59.2 për qind e mostrave të ekzaminuarve është vërtetuar varianti BA.1 omikron, tek 40.8 për qind është vërtetuar lloji BA.2 omikron sublime, i njohur edhe si “stealth”. Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like