(VIDEO) Tripunovski: Ka prani të rrezikshme e metaleve në domate dhe kastravecë

by admin
Spread the love

Plumb, kadmium dhe arsenik, metale të rënda të dëmshme për shëndetin e njeriut, janë gjetur tek domatet dhe kastravecat, sipas raporteve të reja të analizave të bëra nga Laboratori Shtetëror Fitosanitar, ka njoftuar Cvetan Tripunovski, kryetar i komisionit parlamentar për bujqësi, pylltari dhe menaxhim të ujërave. Ai ka deklaruar se analizat kanë të bëjnë me përcaktimin e makro dhe mikroelementeve, në të cilat është konstatuar prania e metaleve të rënda në domate dhe kastraveca. Tripunovski tha se raportet e sotme të paraqitura prej tij janë dokumente zyrtare të arkivuara dhe të firmosura nga Laboratori Shtetëror Fitosanitar, kryesisht nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.
CVETAN TRIPUNOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE MENAXHIM TË UJËRAVE
“Raporti i parë i referohet një analize të domateve, porositës është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, mostra është marrë më 28.05.2023, dhe analiza është bërë më 30.05.2023. Ajo që dua të paraqes para publikut është se në këtë analizë të një domateje, prania e kadmiumit është konstatuar nga sasia maksimale e lejuar prej 0.05 njësi matëse, në raport janë zbuluar 1.34 njësi matëse. Kjo është 27 herë mbi sasinë e lejuar që duhet të ketë ky produkt”.
Elementi i dytë kimik, metali i rëndë i plumbit, sipas rregullores për nivelin maksimal të lejuar është 0.10 njësi matëse dhe në këtë rezultat sasia e plumbit të zbuluar është 4.48 njësi matëse ose 45 herë mbi kufirin e lejuar, thotë Tripunovski. Ai theksoi se rezultati i dytë nga Laboratori Shtetëror Fitosanitar i referohet një mostre të një kastraveci, mostra është marrë më 28.05.2023 dhe data e përfundimit të analizës është 30.05.2023.
CVETAN TRIPUNOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE MENAXHIM TË UJËRAVE
“Këtu në këtë rezultat u zbuluan tre elementë kimikë, domethënë metale të rënda. I pari është arseniku, ku sipas rregullores nuk lejohet prania e këtij metali të rëndë në ushqim. Dhe si rezultat, u zbuluan 2.0 njësi matëse, që është një e dhënë katastrofike. Metali i dytë i rëndë është kadmiumi me rezultat 0.64 njësi matëse, që është 13 herë mbi kufirin e lejuar.
Dhe elementi i tretë, pra metali i rëndë, është plumbi, i cili u zbulua me 37.43 njësi matëse, që është 374 herë mbi kufirin e lejuar”.
“Situata është shqetësuese dhe alarmante. Bëj apel për vigjilencë nga ana e qytetarëve, sepse të njëjtat produkte ndoshta tashmë janë lëshuar në qarkullim në tërë territorin e vendit, që do të thotë se qytetarët tashmë po i konsumojnë”, tha Tripunovski.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like