(VIDEO) Tregtarët dhe qytetarët të pakënaqur nga rritja e çmimit të qeseve të plastikës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shtrenjtimi i qeseve të plastikës ka revoltuar edhe  tregtarët e tregut të gjelbër Bit Pazar. Ata ankohen se ka rënë dukshëm numri i konsumatorëve. Shitësit shprehin revoltën e tyre duke pyetur se si mundet produkti të jetë me çmim më të ulët se qeset e plastikës.

 “Ja pra siç po e shifni edhe vet, një kilogram domate është më shtrenjtë se një qese”.

TREGTAR

“Qese momentalisht nuk po kërkojnë, ndërsa pasi ka ardhur ligji duhet mi pru, ose mi ble, por shumë është 15 denarë. Puna ka ra shumë, vetëm shikojë çmimet  20 denarë e shes mandolinat, 20 denarë limonat, sa është një qese aq është nji kilogram, kjo është katastrofë, por inshallah Allahi na ndihmon”.

SINKRON: TREGTAR

“Me qeset e kanë bërë katstrof, 15 denarë një qese që është shumë, puna s’po ka ndërsa mallë shumë, shitje spo ka qajë është kryesorja, konsumatorët kërkojnë qese mirëpo ne I kemi do tjera të zeza që nuk janë origjinal”.

Ndërkohë, pas rritjes së madhe të çmimit të qeseve, ua vështirëson shumë të gjithë procesin punës. Ata duhet që të përshtaten me mënyrën e re të punës, duke mos përdorur shumë qeset e plastikës.

TREGTAR

“Qeset nuk po shiten  aspak se është shtrenjtë 15 denarë, punë nuk ka vetëm shikojë çmimet, për qese spo interesohet asnji”.

TREGTAR

“15 denarë janë bërë ndërsa ne nuk e dimë ende se si është rregulli vazhdojmë t’i përdorim, por kjo për ne nuk bën, pa qese nuk mundemi të punojmë aspak, djathin nuk mundesh me fut në qese edhe mishin njejtë , gjizën dhe orizin gjithashtu, ne gjithmonë I kemi përdorur qeset dhe duhet mu përdor, kush e ka mendu këtë nuk e di. Konsumatorët kërkojnë qese se nuk kanë si të marrin produktet, kjo nuk është e mirë për neve si tregtarë”

Edhe qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të qeseve. Njëri nga qytetarët e intervistuar tregon se si sot mori ndihmën sociale 5 mijë denarë dhe ishte në një shitore për të blerë gjërat elementare, mirëpo kur kuptoi se qesja është 15 denarë, hoqi dorë edhe nga ato që kishte blerë.

QYTETAR

“Isha te Kiperi i mora dy qumështa edhe një sok më tha 15 denarë edhe nuk e mora. Kjo nuk është në rregull 1 denarë ka qenë një qese ka qenë normal  ama 15 denarë është shumë ku duhet mi shtue edhe 15 denarë e blenë një bukë, sdi çfarë të them un jam me ndihmë sociale 5 mi denarë marrë ndihmë sociale, qeset i kam marrë  nga shtëpia se shumë shtrejtë janë”.

Rritja e qeseve të plastikës ka hyr në fuqi nga dje,  mirëpo ministri i Ambientit  Jetësor, Nser Nuredini tha se “ka dallim të çmimit aty,  por ideja është që të ulim përdorimin e plastikës”.  /SHENJA/

 

 

 

 

 

You may also like