(VIDEO) Tre pacientë të onkologjisë do të kenë qasje te hetimet e prokurorisë

by admin
Spread the love

Duke marrë parasysh faktin se rasti që po zhvillohet në lidhje me Klinikën e Onkologjisë shqyrton shkelje të mundshme të së drejtës më të lartë të garantuar me Kushtetutë për kujdes shëndetësor, Prokuroria Themelore Publike Shkup do të ndërmarrë hapa shtesë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie maksimale të procedures, njoftuan nga Prokuroria Тhemelore Publike Shkup.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE SHKUP

“Në bazë të kërkesës së pacientëve onkologjikë të paraqitur në takimin e mbajtur më 7 shtator, Prokuroria sot do të kërkojë nga organizata joformale përmes së cilës pacientët paraqesin kërkesat e tyre për të zgjedhur tre pacientë onkologjikë, të cilët do të kenë qasje të drejtpërdrejtë në kontrollimin e provave të mbledhura gjatë gjithë procedurës dhe në veprimet e ndërmarra”.

Nga prokuroria thonë se pacientët do të duhet të nënshkruajnë paraprakisht deklarata që do të garantojnë fshehtësinë e procedurës dhe të dhënat personale në të cilat do të kenë akses. Mënyra e përzgjedhjes së pacientëve u lihet përfaqësuesve të tyre që paraqitën një kërkesë të tillë, thane ata. Paraprakisht, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka inkurajuar të gjithë qytetarët që kanë informacione në lidhje me këtë rast që të lajmërojnë organet kompetente. Gjatë ditës së sotme me prokurorin publik kompetent janë kontaktuar përmes telefonit rreth 10 qytetarë, të cilët dëshirojnë ta ndihmojnë procedurën me dijeninë e tyre.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING




You may also like