(VIDEO) Transportuesit urban kërkojnë takim me kryeministrin

by admin
Spread the love

Nga sot transportuesit privat protestën e tyre e kanë dislokuar vetëm tek bulevardi Ilinden përpara zyrave të qytetit të Shkupit. Paradite ata  autobusët e tyre i larguan nga udhëkryqi tek Mavrovasja dhe nga udhëkryqi te Kryqi i Kuq. Pronarët dhe shoferët e autobusëve privat deklarojnë se deri më tani nuk ka asnjë premtim për zgjidhje të problemi. Ata deklarojnë se nga bulevardi Ilinden nuk do të largohen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ndërsa nga dy udhëkryqet e lartpërmendura ata thonë se janë larguar për hir të qytetarëve.

PROTESTUES-TRANSPORTUES PRIVAT

“Ne transportuesit privat, tani më jemi dislokuar tek bulevardi Ilinden. Udhëkryqat   tek Mavrovasja dhe Kryqi i Kuq i kemi zhbllokuar, që tu japim përparësi qytetarëve të lëvizin  lirë në qytet dhe në lidhje me interesin tonë dua të them se argumentet çdo ditë që kalon dalin dëshmitë të qarta se kush është fajtorë për  gjithë këtë gjendje, pra fajtor është qyteti i Shkupit”.

Isen Alili tha se deri tash nga askush nuk ju është ofruar ndihmë, ai shpresonë se do  të gjejnë një gjuhë të përbashkët me qytetin e Shkupit, pasi sipas tij, e drejta është në anën e transportuesve.

ISEN ALILI-TRANSPORTUES PRIVAT

“Deri tash nuk ka asgjë, asgjë nuk ka, nuk kanë marrë masa as nga qyteti i Shkupit por as nga intutucionet më të larta në pushtetin qendrorë, as ata nuk na kanë lajmëruar deri tash, kanë pas disa deklarata se nuk po qarkullojnë autobusët ose nuk punojnë, por diçka konkrete për zgjidhje të problemit nuk ka pasur”.

Pasi nuk ju është ofruar zgjidhje nga askush, transportuesit privat , gjatë ditës së sotme kanë dorëzuar kërkes me shkrim për takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevskin, por siç deklarojnë nga protestuesit, Kovaçevski nuk ka qenë prezentë në qeveri, por ata kanë marrë premtim se kërkesa e tyre do të arrijë deri tek i pari i qeverisë. Kujtojmë se protesta e transportuesve privat më masovike,  ka filluar nga dita e hënë, të cilët me autobusët e tyre bllokuan disa udhëkryqe të qytetit, gjë që shkaktoi kaos në qytet. Ata kërkojnë që t’u paguhet borxhi rreth 2 milionë euro.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like